Kurti: Fusnota për Kosovën po “shkrihet”, reagime edhe nga Edita Tahiri
Kurti: Fusnota për Kosovën po “shkrihet”, reagime edhe nga Edita Tahiri Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se fusnota në emrin e Kosovës, e përdorur në disa dokumente ndërkombëtare, po “shkrihet gradualisht”, duke pranuar se paralajmërimet e dikurshme të ish-kryenegociatores së Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, mund të jenë duke u realizuar. Deklarata e Kurtit vjen një ditë pasi Komiteti i Rajoneve i Bashkimit Evropian (CoR) ka vendosur të heqë asteriksin nga emërtimi i Kosovo në dokumentet dhe komunikimet e tij zyrtare. “Duket që sivjet pranvera po vjen më herët dhe siç u tha atë botë që fusnota do të shkrihet si një fluskë bore, ndoshta është gabuar viti dhe qeveria, por kjo po ndodh”, ka deklaruar Kurti para gazetarëve. Megjithatë, ai ka kritikuar procesin e dialogut të zhvilluar nga qeveritë paraprake, duke thënë se Kosova ende përballet me pasojat e marrëveshjeve të asaj kohe. “Natyrisht që kemi ende trashëgimi të keqe nga ajo kohë dhe nuk duhet të entuziazmohemi tepër. Pengesat dhe sfidat kryesore që kam pasur gjatë negociatave në Bruksel vijnë pikërisht nga trashëgimia që kanë lënë qeveritë pararendëse”, ka shtuar ai. Pas deklaratave të Kurtit ka reaguar edhe ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, e cila tha se pikërisht marrëveshja për fusnotën i ka hapur Kosovës rrugën për integrim në Bashkimin Evropian. Sipas saj, përmes kësaj marrëveshjeje Kosova nuk mbeti e izoluar dhe fitoi mundësinë për përfaqësim në nisma dhe organizata rajonale. Ndërkohë, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka njoftuar se Komiteti i Rajoneve i BE-së në opinionin e tij më të fundit mbi Paketën e Zgjerimit të BE-së për vitin 2025 ka vendosur që në dokumentet e tij të përdoret emërtimi “Kosovë” pa asteriks. Ky vendim e harmonizon këtë institucion me praktikën e Parlamenti Evropian, i cili tashmë përdor emërtimin “Kosovë” pa fusnotë në dokumentet zyrtare. Fusnota ishte vendosur në vitin 2012 në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi për përfaqësimin rajonal, duke theksuar se ky përcaktim bëhej pa paragjykuar statusin e Kosovës dhe në përputhje me Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe opinionin e Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. — Dragash Info