Qendrore

“Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini”

12.03.2026. 2 min čitanja

Rinia Demokratike e Kosovës aksion para MPJ-së: “Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini” Prishtinë – Rinia Demokratike e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në reagim ndaj një pamjeje të publikuar një ditë më parë nga ambientet e kësaj ministrie, ku një fotografi e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte hedhur në tokë në një dhomë me gjësende. Sipas reagimit të kësaj organizate rinore, ky veprim përbën mungesë respekti ndaj një ish-presidenti të Republikës së Kosovës dhe një përpjekje për të relativizuar apo fshirë një pjesë të rëndësishme të historisë shtetformuese të vendit. Gjatë aksionit, Rinia Demokratike e Kosovës vendosi një fotografi të Hashim Thaçit, të shoqëruar me disa nga momentet kryesore të rrugëtimit të tij politik dhe shtetëror, duke përfshirë periudhën si lider studentor, bashkëthemelues i Ushtria Çlirimtare e Kosovës, pjesëmarrës në delegacionin shqiptar në Konferenca e Rambujesë, si dhe funksionet e tij si kryeministër dhe president i Kosovës. Mesazhi i aksionit ishte: “Fotografitë mund t’i gjuani, por historinë nuk mund ta fshini”. Rinia Demokratike e Kosovës theksoi se historia e Kosovës nuk mund të rishkruhet sipas preferencave politike të kujtdo dhe se kontributi për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e vendit është i dokumentuar në sakrificë dhe vendime historike. Sipas tyre, institucionet e Republikës së Kosovës duhet të jenë hapësira që nderojnë historinë dhe kontributin e atyre që kanë shërbyer për vendin, pavarësisht bindjeve politike. — Dragash Info