Ish-koloneli amerikan: Kosova është “punë e kryer”, Serbia e sheh si një funeral ku nuk merr pjesë
Ish-koloneli amerikan: Kosova është “punë e kryer”, Serbia e sheh si një funeral ku nuk merr pjesë Ish-koloneli amerikan Philippe Rogers, i cili ka marrë pjesë në operacione luftarake edhe në Kosovë, ka komentuar së fundmi qasjen e Serbisë ndaj Kosovës dhe deklaratat e presidentit serb Aleksandar Vučić. Duke folur për mënyrën se si Serbia e percepton Kosovën, Rogers përdori një krahasim simbolik që, sipas tij, e përshkruan realitetin politik. “E di që kjo është një çështje politike e ndjeshme dhe e vazhdueshme me të cilën ai (Vuçiq) duhet të përballet. Do të përdor një frazë që e kam dëgjuar nga një mjeke gjatë një fjalimi – jo nga unë dhe jo nga dikush nga Kosova – por mendoj se e përshkruan mirë mënyrën se si Serbia e sheh Kosovën: Kosova është si një funeral ku askush nga Serbia nuk do të marrë pjesë”, ka thënë Rogers. Ai gjithashtu theksoi se, sipas tij, çështja e Kosovo tashmë është e mbyllur. “Kosova është punë e kryer”, u shpreh ish-koloneli amerikan, duke lënë të kuptohet se realiteti politik në rajon tashmë është i pakthyeshëm. — Dragash Info