Lokale

Policia shton kontrollet në Prizren: Rripi i sigurimit shpëton jetë

11.03.2026. 2 min čitanja

Policia shton kontrollet në Prizren: Rripi i sigurimit shpëton jetë Prizren, 11 mars 2026 – Policia e Kosovës ka intensifikuar kontrollet në trafik në rajonin e Prizrenit, me fokus të veçantë në përdorimin e rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët. Sipas njoftimit të policisë, njësitë e NJRTRR-Prizren kanë nisur aktivitetet në terren që nga data 9 mars, në kuadër të Planit Operativ “Roadpol – Mars 2026”. Ky aksion po zhvillohet me qëllim rritjen e sigurisë në komunikacion dhe vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e përdorimit të rripit të sigurimit. Kontrollet do të vazhdojnë deri më 15 mars 2026, ndërsa përmes tyre Policia synon të ndikojë në uljen e numrit të aksidenteve dhe të krijojë një mjedis më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik – drejtuesit e automjeteve, pasagjerët dhe këmbësorët. Policia apelon tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të përdorin gjithmonë rripin e sigurimit, duke theksuar se siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët. — Dragash Info