Botë

Në qytetin e flamurit inaugurohet sheshi “Adem Jashari”

11.03.2026. 1 min čitanja

Në qytetin e flamurit inaugurohet sheshi “Adem Jashari” Në Vlorë është inauguruar sheshi që mban emrin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Sheshi “Adem Jashari”, i vendosur përballë Teatrit Petro Marko, u inaugurua nga Bashkia Vlorë në nderim të sakrificës dhe kontributit të familjes Jashari për lirinë e shqiptarëve. Ky veprim konsiderohet një shenjë respekti dhe mirënjohjeje nga qyteti i Vlorës për figurën dhe veprën e Adem Jasharit, simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë shqiptare. — Dragash Info