Qendrore

A mund ta dekretojë Kryeprokurorin e Shtetit në fund të mandatit? Juristët flasin për kompetencat e presidentes

11.03.2026. 2 min čitanja

A mund ta dekretojë Kryeprokurorin e Shtetit në fund të mandatit? Juristët flasin për kompetencat e presidentes Dy juristë në Kosovë vlerësojnë se presidentja Vjosa Osmani ende i ka kompetencat kushtetuese për të dekretuar Kryeprokurorin e Shtetit deri në përfundim të mandatit të saj. Avokati Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se në aspektin formal juridik dhe kushtetues, mandati i presidentes mbetet plotësisht efektiv deri më 5 prill 2026. Sipas tij, nuk ekziston asnjë pengesë juridike që do ta kufizonte ushtrimin e kompetencave të saj kushtetuese, përfshirë edhe dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Megjithatë, Smakiqi ka theksuar se zhvillimet politike kanë ndikuar në ushtrimin e këtyre kompetencave. Ai ka përmendur edhe faktin se kryeministri Albin Kurti kishte kundërshtuar më herët në Kuvend dekretimin e Blerim Isufaj si Kryeprokuror të Shtetit, kandidat i propozuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës. Sipas Smakiqit, dekretimi i tij do të tregonte se presidentja po i ushtron kompetencat e saj në mënyrë të pavarur dhe në interes të shtetit. Në të njëjtën linjë është shprehur edhe avokati Skender Musa, i cili ka thënë se Kushtetuta nuk parasheh asnjë ndalesë që presidentja të ushtrojë kompetencat e saj edhe në këtë fazë të mandatit. Ai theksoi se përderisa mandati i presidentes nuk ka përfunduar, ajo ka të drejtë të ushtrojë të gjitha kompetencat kushtetuese, përfshirë edhe dekretimin e zyrtarëve të propozuar nga institucionet e drejtësisë. — Dragash Info