Qendrore

Presidentja Osmani kërkon nga partitë propozimet për anëtarë të rinj të KQZ-së

10.03.2026. 2 min čitanja

Presidentja Osmani kërkon nga partitë propozimet për anëtarë të rinj të KQZ-së Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur procedurat për përgatitjen e përbërjes së re të Komisionit Qendror Zgjedhor në kuadër të zhvillimeve që lidhen me proceset e ardhshme zgjedhore. Sipas raportimeve, presidentja u ka dërguar shkresë partive politike parlamentare duke kërkuar që të propozojnë kandidatët e tyre për anëtarë të rinj të KQZ-së. Kjo kërkesë u është dërguar subjekteve politike si Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe si dhe partive të komuniteteve tjera. Sipas burimeve mediale, partitë politike duhet t’i dërgojnë propozimet e tyre në Presidencë brenda afateve ligjore të përcaktuara nga ligji për zgjedhjet. Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë parasheh që presidenti i vendit, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend, t’u kërkojë grupeve parlamentare që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtarë të KQZ-së. Sipas këtij ligji, subjektet politike kanë afat shtatë ditë për të dërguar propozimet, ndërsa presidentja duhet të bëjë emërimin e tyre brenda pesë ditëve nga pranimi i propozimeve. Ndërkohë, organizata Demokracia në Veprim ka kërkuar që ky proces të përmbyllet sa më shpejt, duke theksuar rëndësinë e funksionalizimit të përbërjes së re të KQZ-së në një kohë kur vendi mund të përballet me procese të reja zgjedhore. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përbëhet nga 11 anëtarë, ku përfaqësuesit vijnë nga partitë parlamentare dhe nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë. — Dragash Info