Lokale

KKSB në Dragash mban mbledhjen e parë për vitin 2026

10.03.2026. 2 min čitanja

KKSB në Dragash mban mbledhjen e parë për vitin 2026, vlerësohet e qetë gjendja e sigurisë Nën kryesimin e kryetarit të komunës, Bexhet Xheladini, është mbajtur mbledhja e parë e rregullt për vitin 2026 e Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi në Dragash. Në këtë mbledhje u shqyrtuan disa çështje të rëndësishme që lidhen me sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, ndërsa ndër pikat kryesore të rendit të ditës ishte shqyrtimi dhe miratimi i Planit të Veprimit të KKSB-së për vitin 2026, i cili u miratua nga anëtarët e këshillit. Gjatë takimit u diskutua edhe gjendja e përgjithshme e sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit, si dhe u bë një analizë e sigurisë për vitin paraprak. Për situatën e sigurisë raportuan përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Dragash, Imet Hasani, si dhe përfaqësuesi i vijës kufitare, Sahit Hoti. Sipas raportimeve, gjendja e përgjithshme e sigurisë në territorin e Komunës së Dragashit për dy muajt e parë të vitit 2026 është vlerësuar e qetë dhe stabile. Në mbledhje u trajtua gjithashtu edhe siguria në trafik, si dhe monitorimi dhe raportimi mbi nivelin e sigurisë në shkolla. Për këtë çështje raportoi drejtori i DKA-së në Dragash, Zeni Krasniqi, i cili paraqiti aktivitetet e zhvilluara gjatë dy muajve të parë të vitit dhe zbatimin e Planit për Siguri në Shkolla. Ndërkaq, në pikën eventuale të mbledhjes u diskutua edhe angazhimi i institucioneve lokale në aspektin e kujdesit social dhe shëndetësor për personat me probleme të shëndetit mendor në Komunën e Dragashit. — Dragash Info