Qendrore

Anëtari i Kryesisë Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Partia Guxo

10.03.2026. 2 min čitanja

Vazhdojnë dorëheqjet në Partinë Guxo, largohet edhe anëtari i Kryesisë Kujtim Hajdaj

Pas dorëheqjes së deputetit Haxhi Avdyli, në Partia Guxo është shënuar edhe një largim tjetër nga strukturat e partisë. Anëtari i Kryesisë së kësaj partie, Kujtim Hajdaj, ka njoftuar se ka vendosur të pushojë aktivitetin e tij politik në kuadër të Partisë Guxo. Ai ka bërë të ditur se deri më tani ka shërbyer edhe si koordinator i partisë jashtë Kosovës. Në një reagim publik, Hajdaj ka theksuar se vendimi i tij lidhet me zhvillimet e fundit politike në vend dhe me faktin se ai ka dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmani për presidente. “Duke qenë se unë kam dalë publikisht në mbështetje të Vjosa Osmanit për Presidente dhe duke u bazuar në disa rrethana tjera që më janë krijuar në raport me udhëheqjen e Partisë GUXO, kam marrë vendim – për një kohë të pacaktuar – që të pushoj aktivitetin tim politik në kuadër të Partisë GUXO”, ka shkruar ai. Hajdaj ka theksuar se, pavarësisht vendimit për t’u larguar nga aktiviteti politik në parti, ai do të ruajë kujtimet më të mira nga rrugëtimi politik që nga koha e Listës “Vjosa”, duke falënderuar bashkëpunëtorët dhe mbështetësit që, sipas tij, kanë kontribuar për të mirën e Kosovës. Ai ka shtuar se politika ndonjëherë mund të jetë e ashpër, por ka theksuar se Kosova mbetet mbi të gjithë, duke përmendur sakrificën e dëshmorëve dhe heronjve për lirinë dhe pavarësinë e vendit. — Dragash Info