Qendrore

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në Partinë Guxo

09.03.2026. 2 min čitanja

Haxhi Avdyli jep dorëheqje nga të gjitha pozitat në Partinë Guxo     Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha pozitat në Partinë Guxo, në shenjë proteste ndaj gjuhës së urrejtjes dhe fushatës së linçimit politik që, sipas tij, është zhvilluar së fundmi.   Në reagimin e tij publik, Avdyli ka dënuar ashpër sulmet dhe thirrjet për dhunë ndaj Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke përfshirë edhe sulme ndaj familjes së saj. Ai ka theksuar se manipulimet me inteligjencë artificiale dhe dehumanizimi i kundërshtarëve politikë për qëllime elektorale janë të papranueshme dhe të rrezikshme për shoqërinë.   Avdyli ka deklaruar se si njeri që gjithmonë ka promovuar paqen, dialogun dhe respektin mes njerëzve me bindje të ndryshme politike, nuk mund të qëndrojë i heshtur përballë një situate të tillë.   Sipas tij, edhe pse kishte pasur mospajtime politike brenda grupit, ai nuk e kishte menduar se ato do të pasoheshin me fushata linçimi, fyerje, shpifje dhe kërcënime, madje edhe nga persona që deri pak ditë më parë e konsideronin presidenten Osmani si “krenari të Kosovës”.   Ai ka theksuar se dorëheqja e tij është një apel për të ndalur gjuhën e urrejtjes dhe për të rikthyer respektin në debatet politike.   Avdyli, i cili ka qenë deputet për pesë mandate në Kuvendin e Kosovës, tre prej tyre nga lista e Lëvizja Vetëvendosje, u shpreh se pavarësisht dallimeve politike, njerëzillëku dhe respekti duhet të mbeten mbi gjithçka.   — Dragash Info