Lokale

THIRRJE PËR OFERTIM NGA OJQ AVOKO NË DRAGASH PËR PAJISJE TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE

09.03.2026. 2 min čitanja

THIRRJE PËR OFERTIM NGA OJQ AVOKO NË DRAGASH PËR PAJISJE TË TEKNOLOGJISË INFORMATIVE     Organizata joqeveritare AVOKO ka shpallur thirrje publike për ofertim për furnizim me pajisje teknologjike dhe inventar në kuadër të programit në fushën e IT dhe shkollës së programimit për të rinj.   Kjo nismë synon të mbështesë zhvillimin e aftësive digjitale të të rinjve në Komunën e Dragashit, duke krijuar kushte moderne për mësim dhe trajnim në fushën e teknologjisë informative.   Sipas njoftimit, furnizimi është i ndarë në disa lote që përfshijnë pajisje të ndryshme teknologjike dhe inventar për laboratorin e IT-së dhe ambientet e trajnimit.   Lotet përfshijnë:   • Lot 1: Kompjuterë desktop dhe laptopë për trajnimet e programimit   • Lot 2: Ekran interaktiv / TV Touch Screen 65 inch për prezantime dhe mësim interaktiv   • Lot 3: Aparat fotografik profesional për krijimin e materialeve multimediale   • Lot 4: Printer me ngjyra për materiale promovuese dhe broshura   • Lot 5: Tavolina dhe karrige për shkollën e programimit   Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë për një ose më shumë lote, duke dorëzuar ofertën financiare, specifikimet teknike të produkteve, afatin e dorëzimit dhe dokumentet e biznesit.   Ofertat duhet të dërgohen në email adresën:   ojq.avoko@gmail.com   Afati i fundit për pranimin e ofertave është 20 mars 2026.   Kjo iniciativë e OJQ AVOKO synon të krijojë një mjedis modern për edukim teknologjik dhe të kontribuojë në përgatitjen e gjeneratave të reja në fushën e IT-së në Dragash.   — Dragash Info