Thirrje për ndihmë: Mblidhen fonde për trajtimin e Mukadese Xhimshitit nga Blaçi
Thirrje për ndihmë: Mblidhen fonde për trajtimin e Mukadese Xhimshitit nga Blaçi Një apel humanitar është bërë për të ndihmuar Mukadese Xhimshitin nga fshati Blaç i Komunës së Dragashit, e cila ka nevojë për trajtim urgjent shëndetësor jashtë vendit. Sipas familjarëve, kostoja e trajtimit arrin në 46,000 euro, një shumë e papërballueshme për familjen. Për këtë arsye, kërkohet solidariteti dhe mbështetja e qytetarëve, diasporës dhe të gjithë njerëzve vullnetmirë që të kontribuojnë sipas mundësisë. Çdo ndihmë, sado e vogël, mund të bëjë një ndryshim të madh në përpjekjen për shërimin e saj. Të dhënat për donacion: * Llogaria: XK05 1911003495021158 * Banka: BKT * Swift Code: NCBAXKPRXXX * Përfitues: Ensar Xhimshiti * Tel: 049 192 511 Në këtë periudhë të muajit të bekuar, kur solidariteti dhe humanizmi marrin kuptim edhe më të madh, qytetarët ftohen të tregojnë zemërgjerësi dhe të kontribuojnë për shëndetin dhe jetën e Mukadese Xhimshitit. 
— Dragash Info