Suspendohen tre policë pas arratisjes së një të dyshuari nga stacioni i Prizrenit Tre zyrtarë policorë të stacionit n…
Suspendohen tre policë pas arratisjes së një të dyshuari nga stacioni i Prizrenit
Tre zyrtarë policorë të stacionit në Prizren janë suspenduar nga detyra, pasi arrestimit të një personi nga objekti, për shkak të mungesës adekuate të mbikqyrjes.
“Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht Departamenti i Hetimeve, është duke zhvilluar hetime paraprake ndaj tre zyrtarëve policor të cilët shërbejnë në Stacionin Policor Prizren, në drejtim të veprës penale “Mundësimi i arratisjes së personave të privuar nga liria”.
IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tyre në interes të procedurës hetimore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së për Klan Kosova.