ÇELË LAMAJ, OFRON DORËHEQJE NGA TË GJITHA POZITAT PUBLIKE DHE PARTIAKE NË PDK-në E PRIZRENIT Një nga drejtorët më të…
ÇELË LAMAJ, OFRON DORËHEQJE NGA TË GJITHA POZITAT PUBLIKE DHE PARTIAKE NË PDK-në E PRIZRENIT
Një nga drejtorët më të suksesshëm të qeverisjes lokale, Totaj 1, ai i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, përmes një postimi në facebook, ka njoftuar se ka ofruar dorëheqje nga pozita e drejtorit aktualit të DSHP-së, kuvendarit të ri dhe të gjitha funksionet në degën e Partisë Demokratike të Kosovës. “ Dje takova kryetarin e komunës z. Shaqir Totaj. Në këtë takim miqësor, i ofrova dorëheqjen time. Ai më dëshiroi shumë shëndet, kurse unë i urova suksese në qeverisjen e re katër vjeçare.
Faleminderit të gjithë atyre që bashkëpunuan me mua sinqerisht!”, ka shkruar, Çelë Lamaj.