Tërhiqet Kujtim Gashi Në seancën solemne të Kuvendit të Prizrenit u konfirmua tërheqja e Kujtim Gashit nga posti i ku…
Tërhiqet Kujtim Gashi
Në seancën solemne të Kuvendit të Prizrenit u konfirmua tërheqja e Kujtim Gashit nga posti i kuvendarit, duke hapur rrugë për zëvendësimin e tij me kandidatin tjetër të PDK-së, Bexhat Bytyqi.
Kryesuesi i seancës kuvendari më i vjetër i Kuvendit, Haziz Hodaj, njoftoi zyrtarisht vendimin gjatë seancës së sotme, duke theksuar se procesi i zëvendësimit është bërë në përputhje me rregullat dhe procedurat ligjore.
Kujtim Gashi, i cili në zgjedhjet lokale ishte bartës i listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Prizren, ka vendosur të përqendrohet në garën e tij për deputet në Parlamentin e Kosovës, në zgjedhjet e 28 dhjetorit./Dragash Info/