9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës
9 Prilli – Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës 🇽🇰
Sot shënohet Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, një nga momentet më të rëndësishme në konsolidimin e shtetësisë dhe demokracisë së vendit. Kushtetuta e Kosovës, akti më i lartë juridik i vendit, u miratua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti. Ky dokument garanton të drejtat dhe liritë themelore për të gjithë qytetarët, pa dallim, dhe vendos bazën ligjore për funksionimin demokratik të institucioneve të shtetit.
Ky akt vjen vetëm dy muaj pas shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008, duke shënuar një hap historik në rrugën e Kosovës drejt shtetësisë së plotë. 9 Prilli është festë shtetërore, ku institucionet publike nuk punojnë, për të nderuar rëndësinë e Kushtetutës si shtyllë e rendit ligjor dhe garant i lirisë dhe të drejtave të qytetarëve. — Dragash Info