24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet
24 marsi 1999, Endrit Thaçi: NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë histori lirie që s’ndryshohet
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale me një mesazh përkujtimor për 24 marsin 1999. Në reagimin e tij, ai ka theksuar rolin e NATO-s, UÇK-s dhe popullit shqiptar në rrugën drejt lirisë, duke e cilësuar këtë si një histori që nuk mund të ndryshohet. “NATO, UÇK-ja dhe populli ynë janë një histori lirie që nuk mund të ndryshohet. 24 marsi i vitit 1999 është dëshmi për këtë. Faleminderit, NATO! Faleminderit, ShBA”, ka shkruar ai. 24 marsi i vitit 1999 shënon fillimin e bombardimeve të NATO-s ndaj forcave serbe, një ndër momentet më të rëndësishme në historinë moderne të Kosovës. — Dragash Info