22 vjet nga Trazirat e Marsit – një nga ngjarjet më të rënda në Kosovën e pasluftës
22 vjet nga Trazirat e Marsit – një nga ngjarjet më të rënda në Kosovën e pasluftës
Sot bëhen 22 vjet nga, një nga ngjarjet më të rënda që shënuan periudhën e pasluftës në Kosovë. Më 17 mars 2004 shpërthyen protesta në disa qytete të vendit, të cilat zgjatën dy ditë dhe shumë shpejt eskaluan në dhunë. Gjatë këtyre trazirave humbën jetën 19 civilë, prej tyre 11 shqiptarë dhe 8 serbë, ndërsa mbi 900 persona u lënduan, shumica shqiptarë. Ngjarjet nisën pas raportimeve se në lumin Ibër ishin mbytur dy fëmijë shqiptarë, kinse si pasojë e ndjekjes nga serbët. Megjithatë, rrethanat e kësaj tragjedie nuk u sqaruan kurrë plotësisht. Dëshmitë e disa fëmijëve të mbijetuar atë natë nxitën reagime të forta dhe tensione në rritje. Gjatë trazirave u dogjën dhe u dëmtuan dhjetëra shtëpi dhe objekte fetare, përfshirë kisha ortodokse serbe në Kosovë, ndërsa incidente të ngjashme u raportuan edhe ndaj pronave shqiptare në zonat me shumicë serbe. Si pasojë e këtyre zhvillimeve, në Serbi u shënuan edhe raste të djegies së disa xhamive. Këto ngjarje patën ndikim të madh në zhvillimet politike të kohës, duke nxitur reagimin e faktorit ndërkombëtar. Sekretari i përgjithshëm i,, angazhoi diplomatin norvegjez për hartimin e një raporti mbi situatën në Kosovë. Pas një sërë vizitash dhe takimesh me përfaqësues politikë, institucionalë dhe komunitete të ndryshme, Kai Eide dorëzoi raportin e tij në tetor të vitit 2005, i cili hapi rrugën për proceset e mëvonshme drejt përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës. — Dragash Info