MBAHET OLIMPIADA KOMUNALE E KIMISË NË SHML “RUZHDI BERISHA” NË DRAGASH
MBAHET OLIMPIADA KOMUNALE E KIMISË NË SHML “RUZHDI BERISHA” NË DRAGASH
– Në ambientet e Sallës së Aktiviteteve Kulturore të Shkollës së Mesme të Lartë “Ruzhdi Berisha”, është mbajtur Olimpiada Komunale e Kimisë për nxënësit e klasave 10, 11 dhe 12. Ky aktivitet mblodhi nxënës të përzgjedhur, të cilët kanë dëshmuar njohuri të avancuara dhe përkushtim të veçantë në fushën e kimisë. Olimpiada synon të nxisë zhvillimin akademik dhe konkurrencën e shëndetshme mes të rinjve. Nxënësit që arritën rezultatet më të mira në këtë garë do të përfaqësojnë komunën në Olimpiadën Republikane të Kimisë, duke vazhduar kështu rrugëtimin e tyre drejt niveleve më të larta të garave shkencore. Koordinatori i këtij aktiviteti ishte profesori i kimisë, Driton Sallahu, i cili ka kontribuar në organizimin dhe mbarëvajtjen e suksesshme të kësaj olimpiade. Drejtoria e shkollës vlerësoi angazhimin e nxënësve dhe stafit, duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla në ngritjen e cilësisë në arsim. — Dragash Info