Qendrore

PDK kërkon llogaridhënie për financimin e ekspozitës për masakrat e luftës

28.03.2026. 2 min čitanja

PDK kërkon llogaridhënie për financimin e ekspozitës për masakrat e luftës width= Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka reaguar ashpër ndaj ekspozitës së fundit për masakrat e luftës 1998–1999, duke e cilësuar atë si të papranueshme dhe skandaloze, pasi sipas tyre shtrembëron të vërtetën historike dhe cenon dinjitetin e viktimave. Në reagimin e saj, PDK thekson se çdo përpjekje për relativizimin e krimeve, manipulimin e fakteve apo deformimin e së vërtetës është e rrezikshme për kujtesën kolektive dhe drejtësinë historike në Kosovë. Sipas këtij subjekti politik, shqetësuese mbetet edhe fakti që, derisa jashtë vendit – përfshirë proceset në Gjykata Speciale në Hagë – po zhvillohen narrativa të ndryshme mbi luftën, brenda vendit po financohen dhe promovohen iniciativa të ngjashme me mjete publike. PDK ka ngritur dyshime serioze për përgjegjësinë institucionale dhe standardet e verifikimit të përmbajtjeve që trajtojnë çështje të ndjeshme kombëtare. Në këtë drejtim, PDK ka paraqitur disa kërkesa konkrete: Sqarim të plotë publik për mënyrën e përgatitjes dhe miratimit të ekspozitës Identifikimin dhe mbajtjen përgjegjës të zyrtarëve të përfshirë Kërkimfalje publike ndaj familjeve të viktimave dhe qytetarëve Hetim për dyshime mbi keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe shpërdorim të parasë publike Nga PDK thuhet se Kosova nuk mund ta ndërtojë të ardhmen mbi deformimin e së vërtetës dhe se mbrojtja e historisë dhe respekti për viktimat janë detyrime themelore shtetërore. — Dragash Info