Ndeshje e rëndësishme në Prekaz: KF Opoja përballet me KF Runikun
Ndeshje e rëndësishme në Prekaz: KF Opoja përballet me KF Runikun
Të dielën, më 29 mars 2026, zhvillohet një përballje interesante në futbollin vendor, ku KF Opoja do të jetë mysafire e KF Runikut. Ndeshja do të luhet në stadiumin e Prekazit, me fillim nga ora 15:00, dhe pritet të sjellë një atmosferë të zjarrtë mes dy skuadrave që synojnë rezultat pozitiv. Tifozët e të dyja ekipeve pritet të jenë të pranishëm në numër të madh për të mbështetur ekipet e tyre në këtë duel të rëndësishëm. KF Opoja hyn në këtë përballje me motiv të lartë dhe synon të rikthehet me pikë të vlefshme nga kjo transfertë, ndërsa KF Runiku do të kërkojë të shfrytëzojë avantazhin e fushës vendase. Mbetet të shihet se kush do të dalë fitues nga kjo ndeshje që pritet me interes nga dashamirët e futbollit. FORCA OPOJA! 💚🤍 — Dragash Info