Botë

🚨 Urgjenca e Dragashit nĂ« shĂ«rbim tĂ« skiatorĂ«ve nĂ« Brod: Nuk ka vend pĂ«r shqetĂ«sim PĂ«r tĂ« garantuar sigurinĂ« dhe shĂ«n…

08.02.2026. 2 min ÄŤitanja

🚨 Urgjenca e Dragashit në shërbim të skiatorëve në Brod: Nuk ka vend për shqetësim

Për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e mijëra vizitorëve që po frekuentojnë qendrën e skijimit Arxhena në Brod, Qendra Emergjente e Dragashit ka dislokuar ekipet e saj mjekësore në këtë zonë turistike.

Stafi mjekësor nga QKMF “Adem Berisha” në Dragash, i përbërë nga mjekë dhe infermierë të trajnuar për raste urgjente, ndodhet në gatishmëri të vazhdueshme për t’u përgjigjur çdo nevoje shëndetësore të skiatorëve dhe vizitorëve.

Sipas përfaqësuesve të shërbimit mjekësor, prania e ekipit të urgjencës në Brod rrit ndjeshëm nivelin e sigurisë për turistët, duke mundësuar ndërhyrje të shpejtë dhe trajtim adekuat në raste emergjente.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve dhe vizitorëve që të shijojnë sportet dimërore me kujdes, duke pasur parasysh se shërbimet mjekësore janë të pranishme dhe të gatshme në çdo moment.

— Dragash Info

Original Facebook objava