Botë

🚨 Fshati Hoçe e VogĂ«l nĂ« Rahovec nĂ«n vĂ«rshime, disa shtĂ«pi tĂ« pĂ«rmbytura Rahovec – Fshati Hoçe e VogĂ«l po pĂ«rballet m…

06.01.2026. 1 min ÄŤitanja

🚨 Fshati Hoçe e Vogël në Rahovec nën vërshime, disa shtëpi të përmbytura

Rahovec – Fshati Hoçe e Vogël po përballet me vërshime të rënda si pasojë e reshjeve të dendura, duke shkaktuar dëme materiale. Asamblisti Lirigzon Kastrati ka njoftuar nga vendi i ngjarjes se disa shtëpi tashmë janë përmbytur.

Banorët e prekur kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet komunale dhe emergjencat civile, për të evituar përkeqësimin e situatës.

Deri më tani nuk ka raporte për persona të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme, ndërsa rrugët lokale janë vështirësisht të kalueshme.

Autoritetet ende nuk kanë dhënë një reagim zyrtar, ndërkohë që situata mbetet kritike.

— Dragash Info

Original Facebook objava