Botë

🚨 Aksident i ri nĂ« hyrje tĂ« fshatit Rapç – rreziku i paralajmĂ«ruar po pĂ«rsĂ«ritet NjĂ« aksident trafiku ka ndodhur sot…

15.01.2026. 2 min ÄŤitanja

🚨 Aksident i ri në hyrje të fshatit Rapç – rreziku i paralajmëruar po përsëritet

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën kryesore për në Dragash, pikërisht në udhëkryqin në hyrje të fshatit Rapç, në vendin ku më herët ishte raportuar për rrëshqitje dheu dhe rrezik serioz për qarkullimin.

Ky është aksidenti i dytë i regjistruar që nga shfaqja e rrëshqitjes së dheut, duke dëshmuar se paralajmërimet e mëparshme kanë qenë reale dhe se situata vazhdon të mbetet alarmante për sigurinë e qytetarëve.

🛑 Apel për kujdes të shtuar:

U bëhet thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të lëvizin me kujdes maksimal në këtë segment rrugor, veçanërisht gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike.

🏛️ Apel për institucionet kompetente:

Kërkohet ndërhyrje urgjente dhe përfundimtare për sanimin e kësaj pjese të rrugës, para se të ndodhë ndonjë tragjedi më e madhe me pasoja fatale.

Siguria rrugore nuk është luks, por domosdoshmëri. Çdo vonesë rrit rrezikun.

— Dragash Info

Original Facebook objava