Botë

đź“° MirĂ«njohje pĂ«r DrejtorinĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Sport nĂ« Dragash Drejtoresha e DrejtorisĂ« pĂ«r KulturĂ«, Rini dhe Spo…

10.01.2026. 1 min ÄŤitanja

📰 Mirënjohje për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Dragash

Drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Dragashit, Liridona Misinaj Piraj, ka pranuar sot një Mirënjohje nga Lidhja Rajonale e Futbollit, si vlerësim për angazhimin institucional në promovimin e sportit dhe zhvillimin e aktiviteteve për të rinjtë.

Mirënjohja i është dorëzuar nga Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, si dhe Kryetari i Lidhjes Rajonale të Futbollit, z. Mirsad Çollaku.

Sipas Misinaj Piraj, ky vlerësim përfaqëson një dëshmi të punës së përbashkët dhe përkushtimit të vazhdueshëm të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komuna e Dragashit, me qëllim forcimin e sportit dhe krijimin e mundësive më të mira për të rinjtë në komunitet.

— Dragash Info

Original Facebook objava