Botë

📢 APEL I POLICISĂ‹ SĂ‹ KOSOVĂ‹S: KUJDES I SHTUAR NĂ‹ TRAFIK PĂ‹R SHKAK TĂ‹ RESHJEVE TĂ‹ SHIUT Policia e KosovĂ«s ka apeluar p…

01.02.2026. 2 min ÄŤitanja

📢 APEL I POLICISË SË KOSOVËS: KUJDES I SHTUAR NË TRAFIK PËR SHKAK TË RESHJEVE TË SHIUT

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, për shkak të ndryshimit të kushteve atmosferike dhe reshjeve të shiut që po mbizotërojnë në shumë zona të vendit.

Sipas Policisë, këto kushte rrisin rrezikun e rrëshqitjeve dhe aksidenteve në trafik, ndaj kërkohet vëmendje e veçantë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e sidomos nga drejtuesit e automjeteve.

🔔 Këshilla për shoferët:

Përshtatni shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës;

Mbani distancën e nevojshme të sigurisë mes mjeteve;

Ngadalësoni lëvizjen në rrugë të lagështa, ku mund të ketë rrëshqitje;

Tregoni kujdes të shtuar në kthesa, ura dhe zona me dukshmëri të reduktuar.

🌧️ Policia e Kosovës thekson se reshjet e shiut krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin ndjeshëm rrezikun e aksidenteve, prandaj apelon për respektim të rregullave të trafikut dhe vozitje të kujdesshme.

✅ Siguria në trafik është përgjegjësi e përbashkët. Kujdesi i shtuar ndihmon në ruajtjen e jetës dhe parandalimin e aksidenteve.

— Dragash Info

Original Facebook objava