Botë

📌KIESA prezantoi Performancën Industriale 2025 dhe Planet për mbështetjen e NVM-ve për vitin 2026 ✅Agjencia për Inves…

16.12.2025. 2 min čitanja

📌KIESA prezantoi Performancën Industriale 2025 dhe Planet për mbështetjen e NVM-ve për vitin 2026

✅Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), mbajti konferencën vjetore, në të cilën u prezantuan Performanca Industriale 2025 dhe Planet për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (NVM-ve) për vitin 2026.

🔹Në këtë ngjarje, në fjalën hyrëse, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, theksoi se Kosova po e përmbyll vitin si një prej historive më të suksesshme në rajon, duke u konfirmuar si një vend më i sigurt, më demokratik dhe financiarisht më i qëndrueshëm. Sipas tij, indikatorët ndërkombëtarë tregojnë më pak krim të organizuar, shumë më pak korrupsion, forcim të sundimit të ligjit, si dhe një demokraci që po forcohet nga viti në vit.

🔵Ndërkaq, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari, theksoi se performanca e industrisë prodhuese dhe e sektorit të shërbimeve, me theks të veçantë në industrinë kreative gjatë vitit 2025, dëshmon rritjen dhe konsolidimin e shpejtë të këtyre sektorëve, modernizimin e tyre dhe orientimin drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

➡️Në vijim të konferencës u mbajt një panel diskutimi, ku morën pjesë U.d. Drejtori i Përgjithshëm i KIESA-s, z. Zef Dedaj, Drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, z. Agron Llugaliu, Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, z. Mentor Hyseni, si dhe Drejtori i Menaxhues i Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, z. Besnik Berisha. Gjatë panelit u prezantua përkrahja financiare për bizneset gjatë vitit 2025, si dhe mbështetja e planifikuar për vitin 2026, me qëllim fuqizimin e sektorit privat si faktor kyç i zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.
/Dragash Info/

Original Facebook objava