Lokale

🏇 Njoftim për garë nga Klubi i Kuajve Opoja – Bresanë

17.03.2026. 1 min ÄŤitanja

🏇 Njoftim për garë nga Klubi i Kuajve Opoja – Bresanë Klubi i Kuajve “Opoja” nga Bresana ka bërë të ditur organizimin e një gare tradicionale me kuaj, e cila do të mbahet më 02 maj 2026. Kjo garë organizohet në nderim të kalorësit të ndjerë Muhamer Mustafa, duke synuar të ruajë traditën dhe pasionin për sportin e kalërimit në trevën e Opojës. Organizatorët kanë ftuar të gjithë sportdashësit dhe dashamirët e kuajve që të marrin pjesë dhe të nderojnë këtë aktivitet me praninë e tyre. Pritet që gara të mbledhë pjesëmarrës dhe vizitorë të shumtë, duke e kthyer këtë ngjarje në një festë të vërtetë për komunitetin. Ky event përveç aspektit sportiv, ka edhe vlera të mëdha kulturore dhe përkujtimore, duke bashkuar komunitetin rreth traditës dhe respektit për figurat e njohura lokale. — Dragash Info