🌧️ IHMK paralajmĂ«ron pĂ«r vĂ«rshime lokale nĂ« disa zona tĂ« KosovĂ«s Instituti Hidrometeorologjik i KosovĂ«s (IHMK) ka njo…
🌧️ IHMK paralajmëron për vërshime lokale në disa zona të Kosovës
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit, në disa zona të vendit janë shkaktuar vërshime lokale.
Sipas njoftimit, zonat më të prekura janë pjesa perëndimore e Kosovës, përfshirë komunat Gjakovë, Junik, Deçan, Malishevë, Rahovec, Klinë, si dhe disa zona të pjesës qendrore të vendit. Si rezultat i reshjeve intensive, disa lumenj dhe përrenj kanë dalë nga shtretërit e tyre, duke shkaktuar probleme lokale.
IHMK thekson se reshjet e shiut, me intervale dhe intensitet të ndryshëm, pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, çka rrit mundësinë për:
paraqitje të vërshimeve lokale,
probleme në komunikacion,
vështirësi në sistemet e kanalizimit,
dhe pengesa në trafik.
Aktualisht, lumenjtë kryesorë të vendit, veçanërisht në pjesën qendrore, lindore dhe jugore, si Ibri, Sitnica, Lepenci dhe Morava e Binçës, po shënojnë ngritje të lehtë të nivelit të ujit, por pa rrezik të menjëhershëm.
IHMK u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve përgjegjëse që të jenë të kujdesshëm dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo zhvillim të ri.
— Dragash Info