Botë

🌊 Pamje dramatike nga vĂ«rshimet nĂ« Ratkoc tĂ« Rahovecit, uji mbulon rrugĂ«t dhe i afrohet shtĂ«pive Reshjet e dendura tĂ«…

06.01.2026. 1 min čitanja

🌊 Pamje dramatike nga vĂ«rshimet nĂ« Ratkoc tĂ« Rahovecit, uji mbulon rrugĂ«t dhe i afrohet shtĂ«pive

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar vërshime të konsiderueshme në fshatin Ratkoc të Komunës së Rahovecit, ku sasi të mëdha uji kanë mbuluar rrugë lokale dhe kanë kaluar pranë shtëpive të banimit.

Si pasojë e gjendjes së krijuar, qarkullimi i automjeteve është vështirësuar, ndërsa banorët shprehin shqetësim për sigurinë e pronave dhe infrastrukturës.

Pamjet e siguruara nga terreni tregojnë nivel të lartë të ujit në rrugë dhe oborre, duke dëshmuar përmasat e vërshimeve pas reshjeve intensive.

Autoritetet kompetente janë njoftuar për situatën, ndërsa qytetarëve u bëhet thirrje për kujdes të shtuar, veçanërisht në zonat e prekura.

— Dragash Info

Original Facebook objava