Botë

🇽🇰🥋 “Kupa e PavarĂ«sisĂ« 2026” nĂ« MitrovicĂ« mĂ« 14 shkurt Federata e KaratesĂ« e KosovĂ«s ka njoftuar se mĂ« 14 shkurt 2026…

08.02.2026. 1 min ÄŤitanja

🇽🇰🥋 “Kupa e Pavarësisë 2026” në Mitrovicë më 14 shkurt

Federata e Karatesë e Kosovës ka njoftuar se më 14 shkurt 2026 (e shtunë) do të organizohet turneu tradicional “Kupa e Pavarësisë”, në nder të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Turneu do të zhvillohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës, z. Faton Peci, ndërsa pritet pjesëmarrje e gjerë e klubeve dhe sportistëve nga mbarë vendi.

Garat do të mbahen në palestrën sportive “Minatori” në Mitrovicë, me fillim nga ora 10:00.

“Kupa e Pavarësisë” është një nga aktivitetet më të rëndësishme sportive që organizohet për të shënuar festën më të madhe shtetërore të Kosovës, duke promovuar sportin e karatesë, frymën garuese dhe vlerat e sportit.

Organizimi i turneut mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komiteti Olimpik i Kosovës, si dhe partnerë e media vendore.

— Dragash Info

Original Facebook objava