Botë

🇦🇱 Lanika Rexhepi shpallet Nënkampione e Europës në karate 🥈 Karateistja shqiptare Lanika Rexhepi ka arritur një suks…

08.02.2026. 2 min čitanja

🇦🇱 Lanika Rexhepi shpallet Nënkampione e Europës në karate 🥈

Karateistja shqiptare Lanika Rexhepi ka arritur një sukses të madh në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur Nënkampione e Europës në kategorinë Cadet +61 kg, në kuadër të Kampionatit Europian Cadet, Junior & U21, i cili u mbajt në Limassol të Qipros.

Në këtë kampionat prestigjioz morën pjesë rreth 1293 garues nga vende të ndryshme të Europës, ndërsa Lanika Rexhepi u dallua me paraqitje mbresëlënëse gjatë gjithë garës.

Rruga e saj drejt finales ishte dominuese:

8–0 ndaj Malit të Zi

8–0 ndaj Gjeorgjisë

6–1 ndaj Francës

3–0 ndaj Italisë

Në finalen e madhe, Rexhepi u përball me përfaqësuesen e Portugalisë, duke u mposhtur ngushtë me rezultat 0–1, çka i siguroi medaljen e argjendtë europiane.

Ky rezultat është dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe seriozitetit të Lanika Rexhepit në sportin e karatesë dhe përfaqëson me dinjitet ngjyrat kuqezi në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Karatesë ka përgëzuar sportisten për këtë arritje të rëndësishme, duke i uruar suksese të mëtejme në garat e ardhshme, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH).

— Dragash Info

Original Facebook objava