𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐥𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫ë𝐬 𝐤ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐛𝐢𝐥𝐚𝐭𝐞𝐫𝐚𝐥 𝐭ë 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢𝐬ë 𝐎𝐬𝐯𝐚𝐥𝐝𝐨 𝐂𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢𝐧 Ministri në detyrë i M…
𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢 𝐌𝐚𝐪𝐞𝐝𝐨𝐧𝐜𝐢 𝐩𝐫𝐢𝐭𝐢 𝐧ë 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦 𝐥𝐚𝐦𝐭𝐮𝐦𝐢𝐫ë𝐬 𝐤ë𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢𝐧 𝐛𝐢𝐥𝐚𝐭𝐞𝐫𝐚𝐥 𝐭ë 𝐈𝐭𝐚𝐥𝐢𝐬ë 𝐎𝐬𝐯𝐚𝐥𝐝𝐨 𝐂𝐞𝐫𝐨𝐧𝐢𝐧
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot priti në takim lamtumirës këshilltarin bilateral të Italisë në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës, kolonel Osvaldo Ceronin me rastin e përfundimit te misionit të tij në Kosovë.
Me këtë rast, ministri falënderoi kolonel Ceronin për kontributin e tij në zhvillimin e kapaciteteve të FSK-së, ku edhe gjatë kësaj periudhe, ekipi i kadetëve nga Akademia Ushtarake e Kosovës mori pjesë në Garën e 23-të të Ligjit të Konfliktit të Armatosur për Akademitë Ushtarake.
Ministri falënderoi kolonel Ceronin për kontributin e tij në forcimin e bashkëpunimit bilateral dhe i dëshiroi suksese në detyrën dhe misionin e ri.



