⛔ Bllokime të Përkohshme në Rahovec dhe Zatriq për Transportin e Turbinave me Erë Qytetarët e Rahovecit dhe banorët e…
⛔ Bllokime të Përkohshme në Rahovec dhe Zatriq për Transportin e Turbinave me Erë
Qytetarët e Rahovecit dhe banorët e Zatriqit njoftohen se nesër pritet ngadalësim i trafikut, e në disa segmente edhe bllokim i përkohshëm i qarkullimit rrugor. Kjo për shkak të transportit të pjesëve të turbinave me erë, të cilat po dërgohen për instalim nga EV Wind Park.
Autoritetet dhe operatori i projekteve të energjisë së erës apelojnë te qytetarët që, aty ku është e mundur, të përdorin rrugë alternative dhe të tregojnë mirëkuptim për shkak të zhvillimit të këtij procesi.
EV Wind Park falënderon qytetarët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë operacioneve të transportit.
– Dragash Info


