Botë

⚽️ Liria ndan rrugët me trajnerin Liridon Leci Klubi i futbollit Liria ka ndarë rrugët me trajnerin Liridon Leci, i c…

08.02.2026. 1 min čitanja

⚽️ Liria ndan rrugët me trajnerin Liridon Leci

Klubi i futbollit Liria ka ndarë rrugët me trajnerin Liridon Leci, i cili është shkarkuar nga posti i kryetrajnerit të skuadrës.

Ky vendim vjen pas humbjes së thellë që Liria pësoi sot ndaj KF Trepça ’89, ku u mposht me rezultat 1:4 në stadiumin “Përparim Thaçi”.

Liridon Leci ishte emëruar kryetrajner i skuadrës prizrenase më 25 shtator të vitit të kaluar, ndërsa gjatë drejtimit të tij ekipi kaloi një periudhë me rezultate të paqëndrueshme.

Megjithatë, deri më tani shkarkimi nuk është konfirmuar zyrtarisht nga klubi, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë një reagim apo njoftim zyrtar nga drejtuesit e Lirisë.

— Dragash Info

Original Facebook objava