Botë

⚠️ Kujdes në qarkullim: Ende pa zgjidhje segmenti i dëmtuar i rrugës për Dragash, afër Rapçës Segmenti i rrugës kryes…

10.01.2026. 2 min čitanja

⚠️ Kujdes në qarkullim: Ende pa zgjidhje segmenti i dëmtuar i rrugës për Dragash, afër Rapçës

Segmenti i rrugës kryesore për Dragash, afër hyrjes së fshatit Rapç, për të cilin raportuam edhe dy ditë më parë, vazhdon të mbetet i dëmtuar dhe pa ndërhyrje konkrete, ndërkohë që reshjet e shiut po vazhdojnë edhe sot.

Si pasojë e reshjeve të dendura dhe shembjes së një pjese të rrugës, ekziston rrezik serioz që dëmtimi të zgjerohet edhe më tej, duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik.

Nga organet kompetente është dalë në vendin e ngjarjes dhe është vendosur shiriti paralajmërues që sinjalizon rrezik dhe kërkon kujdes të shtuar, megjithatë deri në këtë moment nuk janë ndërmarrë hapa konkret për sanimin e segmentit të dëmtuar.

U bëhet thirrje drejtuesve të automjeteve që të qarkullojnë me kujdes maksimal, të ulin shpejtësinë dhe, nëse është e mundur, të shmangin këtë pjesë të rrugës, derisa të merren masa konkrete nga institucionet përgjegjëse.

📹 Video nga vendi i ngjarjes, e realizuar momentalisht, pasqyron gjendjen aktuale të rrugës dhe reshjet e vazhdueshme të shiut.

— Dragash Info

Original Facebook objava