⚠️ IKSHPK jep udhëzime për qytetarët pas reshjeve të shumta të shiut Prishtinë / Kosova – Pas reshjeve të dendura të…
⚠️ IKSHPK jep udhëzime për qytetarët pas reshjeve të shumta të shiut
Prishtinë / Kosova – Pas reshjeve të dendura të shiut në disa zona të vendit, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka lëshuar rekomandime për qytetarët, për të ruajtur shëndetin dhe sigurinë personale.
Sipas IKSHPK-së:
Uji: Aktualisht nuk ka të dhëna për ndotje të ujit, por qytetarët që furnizohen nga bunarë të pambrojtur këshillohen që ujin ta vënë të ziejë para përdorimit ose të përdorin burime alternative të sigurta.
Ushqimi: Ushqimi duhet të ruhet në vende të sigurta, dhe të mos konsumohet nëse ka pasur kontakt me ujin e shiut.
Grupet më të ndjeshme: Fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike duhet të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë periudhës së reshjeve të shumta.
IKSHPK apelon që qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin rekomandimet për të shmangur rreziqet për shëndetin publik.
— Dragash Info